Përkrahet Projektligji për pasurinë e justifikueshme

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 13:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar një tryezë ku po diskutohet për procedimin e Projektligjit për Shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar.

Në këtë debat morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile si dhe prokurorët Besim Kelmendi dhe Shqipdon Fazliu.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky projektligj përbëhet nga 5 kapituj e 20 nene. Qëllimi i tij, sipas saj, është trajtimi i legalitetit të pasurisë, barra e provës bie nën personin e dyshuar.

Përkrahje këtij projektligji i kanë ofruar edhe shoqëria civile. Pro këtij projektligji ka dalë edhe prokurori i prokurorisë së shtetit Besim Kelmendi.

Ai ka thënë se ky projektligj ka nevojë për përmirësime, por se është ligji më i nevojshëm për Kosovën.

Të ngjashme