Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada Britanike në Prishtinë, sot ka organizuar ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoni u përkujtuan të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në konflikt. Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, u përkujtuan 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), 

Ambasadori Britanik në Kosovë Nicholas Abbott tha se ushtarët do ti kujtojmë përherë.

“Ata nuk do të plaken, ndërsa ne mbetemi të plakur. Ata nuk do t’i lodhim dhe as nuk do t’i dënojmë të parët. Në perëndimin e diellit dhe në mëngjes do t’i kujtojmë ata”

Ndërsa Prifti Fatmir Koliqi tha se bota nuk është ajo qe duhet të jetë dhe duhet të qëndrojnë të gjithë së bashku për paqe në Kosovë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

I pranishëm ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.


Të ngjashme