Përkujtohen 5 dëshmorët dhe 49 martirët e Brestocit, 68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e fshatit Celinë

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Në fshatrat Brestoc, Fortesë dhe Celinë të komunës së Rahovecit janë përkujtuar të rënët e 25 marsit të vitit 1999. Në tubimet përkujtimore i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të këtyre fshatrave dhe fshatrave përreth.

“23 vjet më parë, me 25 mars 1999, fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc u sulmuan barbarisht nga egërsirat pushtuese serbe, ku vranë fëmijë, gra, pleq e burra, përmes një aksioni të organizuar kundër shqiptarëve. Bashkë me familjarë të të rënëve, të mbijetuar e përfaqësues të OVL-së, sot bëmë homazhe, nderuam e përkujtuam të gjithë dëshmorët e martirët që u sakrifikuan për lirinë e vendit. 5 dëshmorët e 49 martirët e Brestocit, 68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e Celinës do të kujtohen përgjithmonë dhe do të jenë dëshmi e pakontestueshme e krimeve gjenocidale që kanë ndodhur në Rahovec dhe përtej”, ka thënë kryetari Latifi.

Të ngjashme