Vetëvendosje përkujton Xheladinin e Balajn, kërkon drejtësi

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 13:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e 10-vjetorit të rënies, kanë përkujtuar Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, të vrarë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.

Me këtë rast janë bërë homazhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë”, ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të së ardhmes dhe se kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, raporton Ekonomia Online.

“Plani i Ahtisarit ishte një ndarje etnike e Kosovës dhe i ka pamundësuar Kosovës shtetësinë, andaj edhe e pamë të arsyeshme që ta thërrasim një protestë për kundërshtimin e këtij plani. Në këtë shesh, në atë proteste u përballën dy palë. Njëra ka mishëruar idealin e kamotshëm të këtij kombi për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushteti që kishte dalë për ta shtypur këtë protestë me gjak, me një dhunë të madhe e me një brutalitet të paparë”, tha Konjufca.

Tutje ai e quajti të pandershme sjelljen e politikanëve atëkohë, përderisa falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe drejtësia të vjen në vend.

“Ne nuk e harrojmë sjelljen e pandershme të politikanëve atëkohë. Gjysma u fshehën e gjysma i dolën në mbrojtje dhunës se egër të policisë së UNMIK-ut. Ne kurrë nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për 10 shkurtin. Çdo minutë që kalon i jep edhe më shumë të drejtë sakrificës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit” deklaroi deputeti Konjufca.

Edhe gruaja e Arbenit, Arlinda Sylejmani Xheladini, tha edhe pse kanë kaluar 10 vjet drejtësia në Kosovë nuk ka bërë asgjë për vrasjen e burrit të saj.

“Asgjë nuk u arrit edhe pse jemi mundu edhe pse na kanë ardhur prej Anglisë avokat por nuk u arrit asgjë. Ky fat na ka bashku dy familje që s’jemi njoftuat më herët . Arbeni ka qenë neutral dhe nuk i ka pëlqyer situata si krejt shqiptarëve ka dal me protestë për pakënaqësinë që kanë si shumica e popullit që ka pasur në atë kohë, dhe ne me politikë nuk kemi të bëjmë asgjë”, tha ajo.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini ishin vrarë gjatë një demonstrate të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, më 10 shkurt 2007.

Ata vdiqën kur pjesëtarët e një njësie policore rumune, nën komandën e policisë së UNMIK-ut, qëlluan drejt demonstruesve me plumba gome.

16709707_1264863720259006_864194862_o 16709260_1264863590259019_500357780_o 16709457_1264863576925687_1909972818_o 16651460_1264863573592354_1195314871_o 16709247_1264863553592356_568459007_o 16651190_1264863500259028_1768946809_o

Lexo më shumë:

Të ngjashme