Përkujtohet Beteja e Loxhës dhe heronjtë e rënë për liri

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 16:00 | Nga

Në 18-të vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës dhe rënies heroike të luftëtarëve të Lirisë Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli e Enver Alaj, si dhe në  përkujtim të drejtuesit të kësaj beteje Kolonel Tahir Zemaj, sot janë organizuar homazhe përkujtimi, në nderim të jetës dhe veprës heroike të luftëtarëve të kësaj beteje.

Në emër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, deputeti Armend Zemaj dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pjesëmarrës në këtë betejë kanë vendosur kurora lulesh në vendin e zhvillimit të betejës.

Homazhet me këtë rast janë bërë edhe në Dranoc, Isniq, Strellc të Epërm dhe Samadrexhë.

Në Loxhë të Pejës, 18 vjet më parë u zhvillua një ndër betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të përkujtojnë gjithnjë luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut.

 

Të ngjashme