Përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani në 21-vjetorin e rënies

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Dëshmori i kombit, Mejdi Korrani është përkujtuar me nderime të larta institucionale e shoqërore, në 21 vjetorin e rënies së tij. Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës, familjarë e të afërm, e kanë nderuar dëshmorin Korrani dhe kanë vendosur lule tek varri i tij, në Varrezat e dëshmorëve në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shpreh ghithë respektin për dëshmorin Mejdi Korrani dhe të gjithë të tjerëve që u flijuan për liri. “Pa dyshim që vepra dhe sakrifica e Mejdiut meriton respektin më të lartë që mund t’ia bëjmë.

Do ta kujtojmë gjithë kontributin dhe flijimin për atdhe. Vepra e tij do t’iu shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme si udhërrëfyes i atdhedashurisë”, shprehet kryetari Haliti. Mejdi Korrani ra dëshmorë 21 vite më parë si pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit.

Të ngjashme