Përkujtohet Fadil Ferati në 7-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 14:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shtatëvjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, janë bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Pjesë e homazheve ishin dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, i shoqëruar nga stafi komunal, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Sipas një komunikate të Komunës së Istogut, Rugova ka thënë se vetë pjesëmarrja e shumë qytetarëve tregon për punën dhe respektin ndaj tij dhe për punën që ai ka bërë për qytetarët e Istogut, LDK-në dhe tërë Kosovën.

“Istogasit janë duke përcjellë vizionin e tij që ai kishte për Istogun dhe unë jam i privilegjuar dhe i nderuar që në emër të qytetarëve të falënderoj Fadilin për punën dhe angazhimin e tij dhe vizionin e tij ne do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Rugova.

Ismet Beqiri, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh se po përkujtohet një personaliteti të veçantë që ka pasur LDK-ja.

“Sot në emër të kryetarit të LDK-së, jemi këtu për të bërë homazhe. Për të nderuar një njëri të devotshëm, të përkushtuar, një njeri të afërt të Dr. Ibrahim Rugovës. Një njeriu që ka bërë shumë për LDK-në dhe komunën e Istogut”, tha Beqiri.

Ferati ishte dhe nënkryetar i kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së në Istog.

Të ngjashme