Përkujtohet gjeneral-major Shaban Shala

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Nëntë vjet me parë vdiq Shaban Shala, njëri nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare dhe ish-ushtar i UÇK.

Familjarë, miq e bashkëluftëtarë bënë homazhe pranë varrit të tij.

Të pranishmit adresuan kritika për institucionet e Kosovës, për shkak të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet varri i Shaban Shalës.

Shala gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK’së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare.

Shaban Shala është vëllai i heroit Bedri Shala, i cili ra heroikisht së bashkë me Abenë, gjatë luftimeve në Junik, ndërkaq shtëpia e tij vazhdimisht ka qenë strehë e ushtarëve të UÇK’së.

Të ngjashme