Përkujtohet luftëtari i lirisë, Jetullah Gashi, në përvjetorin e vdekjes

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një Akademi Përkujtimore është kujtuar luftëtari i lirisë, Jetullah Gashi, i njohur ndryshe si komandant “Drenica” dhe komandant “Jeta”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë akademi të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtar të tij të cilët përkujtuan atë dhe veprat e tij.

Bashkëluftëtari i Gashit, Komandanti Fadil Hadërgjonaj, ka folur para të pranishmëve ku tha se emocionet e 20 vjetëve më parë tani po kthehen prapa.

Ai ka falënderuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, që ditë më parë e dekoroi Gashin me titullin “Heroi i Kosovës”.

“Sot është dita ku gjejmë emocione të veçanta dhe na kthen mbrapa 20 vjet dhe i kujtojmë momentet kur ishim bashkë. Sot është përvjetori i Jetullahut i cili u nda nga ne, por një pjesë shokëve kanë pas rastin ta ndajnë municionin dhe ushqimin me të, këto kujtime janë shumë të freskëta”, tha ai, raporton EO.

“Në këtë ditë uroj të gjithë familjarët dhe ata që pranuan dekretimin nga Presidenti me titullin “Heroi i Kosovës”, vërtet e kanë merituar këtë titull dhe ne bashkëluftëtarët jemi krenarë që kemi pasur mundësinë të luftojmë me heronj”, shtoi Hadërgjonaj.

Ditë më parë, presidenti Hashim Thaci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, luftëtarin e lirisë Jetullah Gashin.

“Me urdhrin “Heroi i Kosovës” sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant “Jeta” mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, kishte shkruar Thaçi.

Komandant “Drenica” kishte vdekur me 16 gusht të vitit 2007.

Të ngjashme