Përkujtohet rektori Ejup Statovci, figura e tij do të mbetet gjatë në histori si njeri i rezistencës

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 13:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci, raporton Ekonomia Online.

Aty u mbajt një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së rektorit Ejup Statovcit.

Prorektorja në Universitetin e Prishtinës, Myrvete Badivuku, tha se figurat si profesor Ejup Statovci mbetën gjatë në histori.

“Jam e nderuar që në emër të rektorit Marjan Dema, të shpreh respektin për një figurë madhore të kombit shqiptarë, për një udhëheqës aq të guximshëm. Figurat si Statovci janë figurat ku historia shkruan faqe të veçanta, ishte pranë universitetit dhe popullatës. Profesor Statovci la shumë kujtime për ata që e kishin pranë. Sot po e rikujtojmë, po rikthehet edhe dhimbja jonë për mungesën e tij” ,tha ajo.

Ish-bashkëpunëtori i profesor Statovcit, Avdullah Aliu, tha se është i nderuar që ka punuar me të në kohën më të vështirë për botën akademike në Kosovë.

“Prof Statovci me kushte të vështira dhe me vullnet të lartë arriti ta kryente doktoratën dhe të hynte profesor në universitetin e Prishtinës. Krijimtaria shkencore ka një kontinuitet dhe nuk ndryshoi as nga politika, ai kontribuoi edhe në afirmimin e kuadrove të reja, ai u angazhua edhe në aktivitete për liri, barazi dhe pavarësi të Kosovës”.

Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, Bujar Dugolli që është njëri ndër udhëheqësit e protestave studentore në kohën e trazirave në Kosovë, tha se Statovci ka qenë një figurë e respektuar në mesin e studentëve dhe një shtyrje që ata t’u bëjnë ballë situatës së krijuar.

“Suprimimi i autonomisë i suprimoi të gjitha institucionet poashtu edhe UP-në. Profesori Statovci u bëri thirrje i intelektualëve që të mos i pranonin masat e Serbisë dhe të bëheshin pjesë e i institucioneve paralele që ai i quante Republikë.  Mbrojtja e UP-së nga regjimi i Millosheviqit, ishte intelektual që u arrestua, u maltretua, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga pozita e rektorit në UP, kjo ishte shtyrje për neve studentëve, ishte mbrojtja e Universitetit të Prishtinës nga ndikimet politike”.

“U bënte ballë edhe divergjencave në egzil dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai thoshte që ne duhet të qëndronim të pavarur, ai poashtu  dështoi të ashtuquajturën reformën në arsim që u nënshkruan nga Millosheviqi dhe Presidenti Rugova ku historia e tregoi që kjo marrëveshje ishte e dëmshme dhe tentonte të përçante politiken në Kosovë” .

Kryetari i Parlamentit Studentorë, Edon Nishori, tha se profesor Statovci është figurë e ndritur në viset shqiptare sidomos për punën e tij gjatë kohës se okupimit.

“Statovci ishte një figurë e ngritur në viset shqiptare sidomos në kohën e okupimit kur ai u bashkëngjitet protestave studentore, del në rrugë për të ngritur zërin në çështjen shqiptare”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme