Përkujtohet Xhevë Lladrovci, kërkohet të mos luhet me certifikatat e veteranëve

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 15:06 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e ditëlindjes së heroinës Xhevë Krasniqi është mbajtur akademi përkujtimore dedikuar jetës dhe veprës së saj. Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Isni Kilaj tha se Xheva është një nga figurat më emblematike të të gjitha kohërave, raporton Ekonomia Online.

“Ajo s’kishte si të ishte ndryshe për shkak se u rrit në një familje patriotësh. Kompletimin e figurës së Xhevës e kompletoi edhe martesa me trimin Fehmi Lladrovci. Të dy dolën fitimtarë sepse realizuan ëndërron e tyre që ta kapin pushkën dhe të mbrojnë vendin. Gjeneratat e reja duhet të jenë krenar për heroinat si Xheva”, tha ai.

Vëllau i Xhevës, Selim Krasniqi tha se në rast se duam t’i nderojmë heronjtë tanë do të duhej të punonim për një Kosovë të pavarur dhe politikë të mirë ku nuk ka korrupsion e nuk bëhej lojë me certifikatat e veteranëve.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari tha se Xhevë Lladrovci ishte një grua e pa shoqe.

“Ishte edhe më shumë se Shotë Galica. Unë ndihem krenarë për kohët dhe takimet që kemi pasur atë kohë”, tha ai.

“Të punonim për një polici dhe ushtri të fort, një vend pa krim dhe korrupsion siç e donin Ademi e Hamz,  Fehmiu e Xheva e të tjetër. Të gjithë heronjtë tanë do të donin vend ku s’do të bëhej lojë me certifikata. Në rast se duam t’i nderojmë heronjtë tanë ne duhet t’i realizojmë idealet për të cilën ranë atë”.

Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK-së tha se vepra e heroinës Xhevë Lladrovci nuk do të zbehet kurrë.

“Këto janë fatet e historisë që përcjellin njerëzit e mëdhenj të kësaj toke. Këta dy luftëtarë, por edhe luftëtarët e tjerë të UÇK-së ishin me fat sepse çliruan vendin. Fehmi Lldrovci dhe Xheve Lladrovci nuk pyetën për çmimin e lirisë, por u bënë vet pjesë e saj. Vepra dhe lavdia e këtyre dy trimave nuk do të zbehen kurrë”.

Shkrimtari Agim Vinca në kumtesen për Xhevë Lladrovcin tregoi për jetën dhe veprën e saj, raporton EO.

“Edukatën e marrë në familje vajza e re do ta plotësoj në fakultete, por momentin e saj vendimtar do ta ketë me lidhjen e saj me Fehmi Lladrovcin”.

“Ata luftuan, edhe ranë së bashkë për tu bashkuar në përjetësi. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci nuk ishin vetëm luftëtarë trima, por edhe kryengritës për liri. Koha tregoj se ata nuk ishin njerëz të fjalës, por të veprës”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme