Përkundër bizneseve, qytetarët i mirëpresin vendimet e Qeverisë

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 12:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, po mirëpriten nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Ndër masat që ka ndërmarrë kjo Qeveri, është rikthimi i kufizimit të lëvizjeve për qytetarët dhe mbyllja e gastronomisë që nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Beqë Hulaj nga Deçani po konsideron se vendimi i mbylljes së gastronomisë është marrë në të mirë të qytetarëve por që është dashur një konsultim më i gjerë me ekspertë të kësaj fushe.

“Këto masa që janë marrë i shoh shumë me rregull për arsye se kjo pandemi përhapet ku ka më shumë njerëz, të cilët po qëndrojnë nëpër lokale. Besoj se këto masa duhet të respektohen dhe pastaj duhet të rishikohen nëse ka nevojë me ndërmarrë edhe masa tjera sipas nevojës, mirëpo duke i analizuar gjëra e jo duke marrë masa pa i analizuar ato”, tha ai, teksa tha se duhet të formohet një ekip që profesional sesi të veprohet më tutje.

E kufizimet nuk po pëlqehen aq shumë nga Hulaj. Thotë se me kufizimi i lëvizjes do të jetë dëm i madh për ekonominë.

“Unë nuk mendoj që duhet të kufizohen lëvizjet për arsye se është një dëm i madh për ekonominë tonë mirëpo duhet të rishikohen se cilat masa duhet të ndërmerren në këtë fazë. Gastronomia duhet të kufizohen, tubimet në masë të kufizohen dhe testimet të bëhen sa më shumë”, tha ai.

Këto kufizime për studentin Adnan Berisha nga Klina është dashtë të merren më herët, përshkak siç thotë ai se virusi po përhapet me të madhe.

“Duke i referuar kohës që po ndodh në Kosovë dhe shtimit të rasteve me COVID-19, po mendoj se këto masa është dashtë të merren edhe më herët. Këto masa duhet të jenë aktive sepse virusi është duke u përhapur në masë të madhe. Jo, pasi që gjatë tërë ditës kemi hapësirë ne si studentë dhe pas kësaj kohe po mendoj që është kohë ideale për t’i kryer punët tona si studentë”, tha ai.

Qytetari Selim Rexhepi nga Prishtina shprehet kritik ndaj masave të reja që janë ndërmarrë nga Qeveria. Ai për Ekonomia Online thotë se nuk është menaxhuar mirë pandemia nga Qeveria Hoti.

“Po më duken shumë keq. Me arsye që kur “ushtrisë” i prinë njeriu jo profesional gjërat shkojnë në këtë mënyrë, me mbyllje lokale dhe as në shtëpi nuk do të lejë. Prandaj Qeveria që ishte e udhëhiqi si shembull në Evropë, e çfarë bënë këta e larguan qeverinë. S’kam asnjë arsye ta diskreditojë me fjalë të mia por realiteti po dëshmohet. Në vend se të shkohet kah çlirimi, ne po shkojmë kah mbyllja sepse është ulur në vend të gabuar njeriu i cili nuk është profesional”, tha ai.

Të ngjashme