Përleshen dy të paraburgosur në Pejë

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Dy të paraburgosur janë përleshur mes vete në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Rreth këtij rasti është është njoftuar edhe prokurori teksa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk raportohet për të lënduar.

“Pejë 25.03.2021 – 13:00. Raportohet se në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme