Përleshja në nëndegën e LDK-së, tre persona shoqërohen në polici

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Policia ka shoqëruar tre persona në polici për rrahjen që ka ndodhur sot gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Matiqan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave në një shkollë në Matiqan. Menjëherë njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar ë stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente” ka thënë Ahmeti.

Delegatët e këtij Kuvendi në Mat, që njihet si dega e presidentit Ibrahim Rugova, nuk i kanë kursyer as hedhjet me karrige gjatë përleshjes fizike.

Të ngjashme