Përleshje masive në Landovicë, lëndohen 8 persona

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Landovicë të Prizrenit ka ndodhur një përleshje masive mes 8 personave. Të gjithë janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Policia i ka ndalur për intervistim dhe më pas janë liruar, raporton EkonomiaOnline.

“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme