Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme