Përleshje mes disa nxënësve në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë. 

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se po dyshohet që disa nxënës janë rrahur në mes vete, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat  që karakterizojnë rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme