Përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia jep detajet – në pamje shihen disa të shtrirë në tokë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një përleshje masive në lagjen Dardania në Prishtinë.

Madje, në disa pamje shihen disa persona të shtrirë në tokë.

Se ka ndodhur një rrahje e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, shkruan Telegrafi.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, “rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë”.

“Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kaçavidë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që me rastin, i cili është cilësuar Kansoje, po merren hetuesit e stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme