Përmbaruesit Privatë në hall me qytetarët, kanosje dhe sulme fizike ndaj tyre

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 15:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Përmbaruesve Privatë në Kosovë (OPPK) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me Sistemin e Përmbarimit Privat në Kosovës, me ç’rast ka treguar sukseset dhe sfidat që i kanë karakterizuar ata gjatë vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë, Arben Gashi, tha se viti 2018 është përmbyllur me sfida, por edhe suksese.

Ai tha se kreditorët kanë arritur që të realizojnë 230 milionë euro kërkesa kreditore ndërsa për afro 5 vjet janë përmbaruar 32 mijë lëndë.

“Përmbaruesit punën e tyre me sistemin e ri të përmbarimit e kanë filluar që nga muaji maj i vitit 2014. Javën e ardhshme do festojmë 5-vjetorin e ri të sistemit të përmbarimit dhe jemi të lumtur që gjatë kësaj periudhe kemi arritur suksese në punë tonë. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë sfida, por falë këmbëngulësisë së përmbaruesve ja ku jemi pas 5 vitesh. Kreditorët kanë arritur të realizojnë mbi 230 milionë euro kërkesa kreditore, është arritur që në 4 vite e gjysmë të përmbarohen rreth 32 mijë lëndë, është arritur që të ulet shkalla e normës kreditore nga Bankat Komerciale”.

“Sipas statistikave të BQK-së norma kamtore komerciale sillet rreth 6 për qind dhe për këtë ndihemi krenarë. Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare në Unionin Ndërkombëtarë të Përmbaruesve kemi arritur që ta kemi të pranishëm sekretarin dhe kryetarin e unionin ndërkombëtarë të përmbaruesve edhe pse ajo ende nuk është anëtare”, tha Gashi, raporton EO.

Ai tha se mundësitë e keqpërdorimeve me shkresa të cilat dërgohen tek qytetarët me pullë postare, janë të shumta, madje sipas tij, ka raste kur vetë qytetarët i dëmtojnë ato.

“Qytetarëve që iu bllokohen llogaritë është e pritshme që të ankohen dhe mos të ndihen mirë, por ne besojmë që në asnjë rast nuk iu bllokohen llogaritë qytetarëve pa iu dërguar shkresa. Qytetari i pranon dhe i refuzon këto shkresa, janë disa ditë afat, qytetari ose mund të bëjë mbrapsim ose të dorëzojë kërkesën. Mundësitë e keqpërdorimeve mund të jenë të shumta”.

“Në parim ne përmbaruesit kur e marrim shkresën me ia dërgu qytetarit atë e vendosim në pullë postare dhe personi zyrtar i shërbimeve postare e ka detyrë ta dërgojë atë shkresë tek qytetari. Nëse ka ndodhë që dikush e ka dëmtuar atë shkresë atëherë këtu nuk është përgjegjësia e përmbaruesit, por te dikush tjetër. Përmbaruesi, nëse ka raste që është dëmtuar shkresa dhe nuk është pranuar nga personi i duhur atëherë ekziston mundësia që mjetet të kthehen tek përmbaruesi dhe të kthehen në gjendje të mëparshme, e cila vendoset nga gjykata, por gjithmonë kjo bëhet me kërkesën e qytetarit”.

Gashi tha se përmbaruesit kanë pasur sfida nga më të ndryshmet, si kërcënime, kanosje madje edhe sulme fizike. Ai tha së qytetarët duhet ta ngrisin vetëdijen që përmbaruesi është zyrtarë publik dhe ka kompetencat e tij.

“Ne kemi pasë edhe sfida nga më të ndryshmet, kanosje dhe kërcënime, sulme fizike, por edhe tentime për shantazhe dhe ndikime të caktuara, por me të gjitha këto situata jemi përballë, mund të them se jo gjithmonë jemi përkrahë nga institucionet. Policia e Kosovës na ka mbështetë më shumë. Procedurat hetimore po shkojnë më ngadalë se sa do të duhet, sfidat që jemi përballë ne po them kanë qenë kanosje, pengesa ligjore, disa nga to i kemi tejkaluar, por duam të besojmë që dalë ngadalë do të arrijmë t’i kalojmë këto pengesa dhe vështirësi. Duam të besojmë që po rritet vetëdija e publikut që përmbaruesi është një organ zyrtarë që na u janë dërguar disa kompetenca, neve na ka mbet emri privat, por jemi persona publik që ushtrojmë kompetenca gjyqësore”, shtoi Gashi, raporton EO.

…Ne si Odë në vazhdimësi kemi kërkuar që lëndët e shtetit të shpërndahen përmes Odës së Përmbaruesve në mënyrë profesionale nga të gjithë përmbaruesit, kështu është më e drejtë, kështu mund të konsiderojmë që ne mund të përcjellim lëndët e shtetit tonë. Do ishte më e udhës që lëndët e shtetit të shpërndahen tek përmbaruesit përmes Odës”, tha Gashi.

Të ngjashme