Përmbyllet edicioni i pestë i shkollës pranverore për diplomatët e rinj

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 18:34 | Nga

Ka përfunduar Edicioni i pestë i shkollës pranverore për diplomatët e rinj me temën “Diplomacia ekonomike, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi nëpërmjet Procesit të Berlinit”. Konferenca është organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung.

Përgjatë katër ditëve të këtij edicioni, para diplomatëve të rinj kanë ligjëruar profesorë, diplomatë të huaj, ekspertë të fushave të diplomacisë ekonomike dhe integrimeve evropiane, etj.

Në konferencë është diskutuar për sfidat e diplomacisë së Kosovës, Procesin e Berlinit – zhvillimin ekonomik rajonal, integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, sundimin e ligjit dhe politikat energjetike rajonale.

Me rastin e përmbylljes së konferencës, pjesëmarrësit i kanë falënderuar dhe përshëndetur drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili dhe Frank Hantke, drejtor për Kosovën i Friedrich Ebert Stiftung.

Në këtë edicion kanë marrë pjesë diplomatë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Republika e Çekisë, si dhe nga Senegali e Tajlanda.

Pas përfundimit të konferencës, ambasadori Ismaili dhe drejtori i FES-it, Hantke ndanë certifikatat për pjesëmarrësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme