Përmbyllet “Java e Mobilitetit”, bëhet thirrje për ruajtjen e mjedisit

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë u mbajt manifestimi qendror me rastin e përmbylljes së “Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit”, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë thirrje që të ndërmirren të gjithë hapat për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në pjesën e programit ”7 mesazhe për mjedisin”, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se njerëzit nuk janë  vetëm konsumatorë por edhe gjeneratorë të energjisë, siç tha ai Kosova do të jetë vendi i parë në rajon për energji të ripërtërishme.

“Kosova e të ardhmes është Kosovë e gjelbër. Njerëzit nuk janë vetëm konsumator por gjenerator i energjisë. Rritja e licencës në energji të ripërtërishme, kjo do të bëhet përmes një konkursi konkurrues që të bëhet me i përballueshëm për qytetarët. Efiçenca e qytetarëve që në 20 vite të ardhshme Kosova të jetë vendi i parë në rajon për energji të ripërtërishme”, ka thënë Lluka.

Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, tha se secili prej nesh duhet të kontrollojë dhe ruajë mjedisin  ku jetojmë. Heldt, tha se të mbrojmë mjedisin nga ndotjet, të largojmë përdorimin e makinave.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit, Leotrim Sahiti, theksoi se ministria ka planifikuar projektin që siguron ujin e pijshëm, derisa kërkoj nga qytetarët që ta ruajnë ujin.

“Synimi jonë është që të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për sigurimin e ujit. Pasi që në të ardhmen do të jetë e vështirë sigurimi i ujit të pijshëm. Por ministria ka planifikuar projektin i cili siguron ujin e pijshëm por qytetarët duhet të kenë kujdes në ruajtjen e ujit. Uji është jetë”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se do ta bëjmë zgjidhjen për ngrohjen, duke larguar përdorimin e qymyrit.

Ahmeti poashtu tha se do të bëjë edhe largimin e makinave në kryeqytet.

“Shkronja O në NeËborn e ka kuptimin e oksigjenit. Mungesa e oksigjenit është ngrohja me qymyr dhe makinat. Do të bëjmë zgjidhje me një projekt qe do ta bëjë ngrohjen solare me 40 mijë euro pasi e zvogëlon në mënyrë drastike ndotjen. Sa më shumë që i largojmë makinat ku do të jetë më e mirë për qytetarët. Protestën ta kemi në formë për ta parandaluar makinat dhe përdorimin e qymyrit.

Drejtor për Kulturë dhe sport, Fitim Rexha, tha se komuna ka krijuar shtegun 1 km për biçikleta në rrugën ” Zagreb”.

“Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje masive. Komuna e Prishtinës do të vazhdoj ta angazhohet për një ambient dhe mjedis sa më të mirë për qytetarët e saj. Ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim me partnerët tanë edhe në të ardhmen. Komuna ka bërë disa hapa konkret në këtë aspekt. E kemi krijuar një shteg 1 km për biçikleta në rrugën”Zagreb”. Do të vazhdoj edhe në të ardhmen më qëllim që të krijojmë një ambient sa më të mirë për gjithë qytetarët”, tha ai.

Të ngjashme