Përmbyllet java e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, bëhet thirrje që të zbardhen rastet e aksidenteve të trafikut

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 13:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS) dhe Akademia “Tempulli”, në përfundim të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, kanë vendosur një instilacion me një biçikletë të aksidentuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas organizatorëve kjo është bërë më qëllim për të kujtuar se një pjesë e të aksidentuarve, një pjesë e të vdekurve dhe të plagosurve në trafikun rrugorë janë në cilësi të çiklistikeve dhe këmbësoreve.

Muhamed Krasniqi nga AMRKS-ja, tha se në Evropë për çdo vit janë 2 mijë e 200 çiklist të vdekur dhe mbi 5 mijë këmbësorë që humbin jetën në trafikun rrugorë.

Ai u shpreh se janë duke e përmbyllura aktivitetin për shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor me sukses, duke shtuar se janë krenarë që Kosova është bërë shembull suksesi sa i përket zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

“Sot po e përmbyllim javën e efektiviteteve që e kemi filluar të hënën në shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor. Këtu ne kemi vendosur një instilacion, një biçikletë të aksidentuar për të kujtuar se një pjesë e të aksidentuarve, një pjesë e të vdekurve dhe të plagosurve në trafikun rrugorë janë në cilësi të çiklistikeve dhe këmbësore, preken kategoritë e formave të lëvizjese aktive. Në Evropë kemi për çdo vit 2 mijë e 200 të vdekur çiklistik dhe i kemi mbi 5 mijë këmbësorë që humbin jetën në trafikun rrugorë”.

“Përmes këtij instilacioni fokusi i Ditës Botërore sivjet është që të ju behët thirrje drejtësisë, institucioneve të gjyqësisë, prokurorisë dhe të hetimit të aksidenteve të trafikut rrugorë. Do ti bënim thirrje institucioneve që të zbardhin shkaktarin e këtij aksidenti”.

“Përfundimisht jemi krenarë të gjithë së bashku që vendin tonë e kemi bërë një shembull të suksesit sa i përket zhvillimit të këtyre aktiviteteve” tha ai.

Jeton Rexhepi, drejtor i drejtoratit për siguri në trafikun rrugorë nga Policia e Kosovës, tha se policia e Kosovës e ka dhënë zotimin që do të vazhdojë ofrimin e sigurisë rrugore dhe do të i hetojnë gjitha aksidentet, më qëllim që numri i viktimave dhe aksidenteve të jetë më i vogël.

“Ne këto aktivitete po i përmbyllim me një numër më të vogël të viktimave në trafik në këtë vit në krahasim me vitet e kaluara, po ashtu numri i të vdekurve në këtë vit nga pjesëmarrësit në trafik ka qenë 44 shoferë, 22 pasagjerë dhe 24 kanë qenë këmbësorë. Kanë qenë 4 motoçiklistë, 4 biçikletistë dhe 2 shoferë të mjeteve të punës” tha ai.

Nezir Gashi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë bëri thirrje që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugorë të kenë kujdes dhe automjetet të pajisen me pajisje dimërore.

“Si Kosovë qëndrojmë më mirë së sa shtetet tjera, diku me 10 përqind më pak të aksidentuar ose të vdekur në trafikun rrugorë. Ne si ministri kemi zhvilluar aktivitete gjatë tërë vitit në funksion të sigurisë rrugore. Me qenë se jemi në zezonën e dimrit ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të pajisen më pajisje dimërore dhe të kenë kujdes në tejkalimin e shpejtësisë, në përdorimin e telefonit, në vendosjen e rripit të sigurisë. Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre” tha ai.

Sami Mazreku, drejtor i BKS-së, duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të trafikut rrugorë, tha se do të kënë zero tolerancë ndaj inskenuesve dhe mashtruesve të aksidenteve.

“Përveç kampanjave të tjera që kemi organizuar gjatë vitit, kemi lansuar edhe disa aplikacione shtesë, që kanë të bëjë me lëndimet dhe aksidentet të cilat ne edhe po kërkojmë drejtësi. Si BKS gjatë viti të ardhshëm dhe viteve në vazhdim kemi zero tolerancë ndaj inskenuesve dhe mashtruesve të aksidenteve. Ata të cilët lëndohen, aksidentohen realisht do ta marrin kompozimin merituar, ata të cilët tentojnë që të mashtrojnë gjitha këto raste do ti lajmërojmë aty ku duhet” tha ai.

Të ngjashme