Përmbyllet projekti për fuqizimin e sistemit gjyqësor, trajnohen 760 persona

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE- së ka organizuar ngjarjen përmbyllëse për projektin “ Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor të Kosovës. Gjatë këtij projekti që zgjati 11 muaj janë trajnuar 760 persona dhe janë dhënë 113 rekomandime, ku rreth 60 për qind prej tyre janë implementuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ky projekt ka ndihmuar dukshëm sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa ka kërkuar ndihmë për trajnimin e stafit përgjegjës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Kemi nevojë në trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve në konfiskimin e  pasurisë së paligjshme e që është një temë që do ta ndjekim dhe ta fuqizojmë dhe do të arrimë sukses pa dyshim në luftën tonë kundër krimit të organizuat dhe korrupsionit”, tha ai.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Cocaj, e vlerësoi lart këtë projekt, duke thënë se përvojat e marra nga shtetet si Italia dhe Franca do ta rrisin efikasitetin në sistemin e drejtësisë ne vend.

“Sot një ngjarje e veçantë me sukses po përmbyllet ky projekt i binjakëzimit. Sa i përket rezultateve dhe të arriturave ky projekt ka bërë që ne të krijojmë kontakt me shtetin francez dhe italian dhe të shkëmbejmë përvojat e tona. Sot fal këtij projekti kemi një praktikë dhe standard te ri të punës së gjyqësorit kemi përmirësuar standardet dhe praktikat e gjyqësorit”, tha ai.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Bahri Hysenaj, tha se rekomandimet e dala nga ky projekt kanë filluar t’i zbatojnë dhe se tashmë kanë dhënë rezultatet e para.

“KGJK dhe prokurori i shtetit ne punën e përbashkët për 31 muaj në bashkpunim me ekspertet një pjesë të rekomandimeve dhe këshillave që kanë dalë nga projekti ti zbatojmë dhe tani janë pjesë e punës tonë, të cilat janë me interes për llogaridhënie. Rekomandimet ligji për përgjegjësinë disiplinore një nga rekomandimet kryesore që ka filluar si pasojë e këtij projekti.

Edhe ambasadori Italian, Piero Cristofer Sardi, tha se gjyqësori i Kosovës, ka nevojë për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve, dhe se do të vazhdojnë të mbështesin edhe në të ardhmen sistemin e drejtësisë në vend, raporton EO.

Ky projekt i binjakëzimit bashkë me Francën, ka pasur në dispozicion një buxhet prej rreth 30 milionë euro dhe ka zgjatur 32 muaj.

Të ngjashme