Përmes Microsoft Imagine Academy, UBT ofron trajnime dhe certifikime të njohura globalisht

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të hulumtimeve të tregut, shumica  e vendeve të reja të punës që do të krijohen  gjatë pesë viteve të ardhshme, do të kërkojnë shkathtësi teknologjike.

Për këtë arsye, UBT është përgatitur dhe ka siguruar  të gjitha burimet e disponueshme përmes programit Microsoft Imagine Academy, dhe kështu u mundëson studentëve të kenë qasje në të gjitha trajnimet më të reja të teknologjisë, dhe për më tepër, u krijon hapësirë që të dëshmojnë aftësive e tyre të reja me Certifikim në Microsoft, të njohur globalisht.

Përmes shërbimeve të ofruara nga Microsoft Imagine Academy, UBT krijon qasje për studentët, mësimdhënësit dhe të gjithë kandidatët e tjerë në planprogramet, si dhe në materialet për trajnim nga Microsoft. Kjo u mundëson atyre përgatitje dhe njohje profesionale të të gjitha shërbimeve që ofrohen nga Microsoft.

Në kuadër të UBT-së, ju mund të certifikoheni nga Microsoft, dhe pas kësaj, mësimdhënësit mund të vlerësojnë shkathtësitë teknike të studentëve, por  në anën tjetër, edhe studentët e certifikuar do të dallohen nga studentët e tjerë, duke fituar përparësi konkurruese të njohura në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme