Përmirësohen kushtet në Qendrat Korrektuese, evitohet mbipopullimi

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka publikuar  Raportin Vjetor me gjetjet nga monitorimi i institucioneve korrektuese gjatë periudhës 2019-2020, raporton Ekonomia Online.

Në prezantimin e raportit u tha se është bërë përmirësim të kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku është evituar mbipopullimi.

Feride Rushiti drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se ka pasur avancim sa i përket mbi popullimit në Qendrat  Korrektuese.

“Ka pasur avancim të veçantë në mbipopullim, tani shërbimi korrektues i Kosovës ka hapësirë te mjaftueshme dhe mbipopullimi si një dukuri që e ka bart ndër vite këto institucione nuk është më sfidë që i ballafaqon këto institucione por i takon të kaluarës”, tha ajo.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tha se për shkak të pandemisë janë kufizuar vizitat tek të burgosurit, që sipas tij, është normale.

Por, ai thotë se kushtet janë të mirë dhe është evituar mbipopullimi.

“Tash pak mund të flasim për kushtet fizike nëpër burgje, me ç’rast nuk kemi prani aty për shkak të kufizimeve që janë të natyrshme, që janë bërë në të gjitha vendet e botës, mirëpo para pandemisë nuk kanë qenë kushtet aq të këqija, është evituar mbipopullimi”, tha Shala.

Shqipe Malaj- Ibra, nga mekanizmi për parandalim të torturës, tha se Avokati i Popullit ,vepron si mekanizëm kombëtar për parandalimin e torturës i cili mekanizëm, ka mandat që pa paralajmërim dhe në çdo kohë të vizitojë të gjitha vendet e privimit nga liria.

Të ngjashme