Përparim Rama tregon se ia ka dizajnuar shtëpinë Rita Orës

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në emisionin “Frontal” në T7, edhe për këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Orën.

Rama ka deklaruar se e ka e ka dizajnuar shtëpinë e Rita Orës.

“Po, është vajzë fantastike. Ia kam dizajnuar shtëpinë Ritës. Kam raporte shumë të mira, edhe me Besnikun, babanë e saj”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nëse Rita Ora do ta mbështesë në garën e tij për Prishtinën, Rama ka deklaruar se artistët duhet të qëndrojnë të depolitizuar.

“Artistët janë të depolitizuar dhe ashtu duhet të qëndrojnë. Pikërisht kjo pjesë e kampanjës shihet si një proces politik dhe nuk pres e nuk i kërkoj asnjë artisti të jetë pjesë e kësaj, sepse edhe unë ndihem artist dhe nuk do të kisha pasur qejf të futesha në ndonjë pjesë të ndonjë politike po të isha ende artist”, ka deklaruar Rama.

Të ngjashme