Përplasen dy paragllajdë në Korishë të Prizrenit, vdes 27 vjeçari

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident fatal në fshatin Korishë të Prizrenit. Dy paragllajdë janë përplasur mes vete gjatë aterrimit, ndërsa nga aksidenti ka humbur jetën një 27 vjeçar.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda, duke vdekur mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.

Siç njofton Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), me këtë rast është lënduar edhe një 23-vjeçare.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme