Përplasen dy vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me dëme materiale ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në hyrje të Vushtrrisë.

Në videon e siguruar nga Ekonomia Online, shihen dy vetura të aksidentuara, njëra e tipit Polo e tjera BMW.

Siç raporton lexuesi, njësitet policore ende nuk kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme