Përplasen Haxhiu dhe Bunjaku: “Pse po ikë” – “Spo len rend me fol”

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:35 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit  Parlamentar për Arsim, Shkencë e Teknologji, ku është diskutuar lidhur me grevën e mësimdhënësve, raporton Ekonomia Online.

Përderisa deputetja nga radhët   e LDK-së Valentina Bunjaku po fliste ajo vazhdimisht po ndërprehej nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.

“Pse po ikë ti, ende nuk ka përfunduar komisioni”, i tha Teuta Haxhiu – Valentina Bunjakut.

“Pse duhet me të vetë unë ty me lëshu sallën nuk po i lëshon rend kërkujt me fol”, replikoi Bunjaku.

Në anën tjetër,  deputetja nga radhët e LVV-së si dhe anëtarja e Komisionit Arbërie Nagavci, tha se premtimet drejtë mësimdhënësve në të gjitha qeveritë kanë qenë një kartë për fitimin e zgjedhjeve.

Nagavci gjithashtu pati edhe kritika për qeverisjen aktuale të MASHT- it dhe të gjitha qeverisjet e kaluara.

“Përderisa e keni marrë vendimin për grevë si do vazhdoni tutje pasi që mjetet nuk janë në dispozicion. Unë pajtohem se jo rrallë herë ka kritika sa i preket cilësisë në arsim dhe përgjegjësinë për këtë e marrin të gjitha qeveritë. Mësimdhënësit duhet të paguhen për punën e tyre. MASHT asnjëherë nuk ka bërë monitorimin e mësimdhënësve dhe punën e tyre. Kjo çka kemi parë gjatë këtyre viteve ka shërbyer si një kartë për ti fituar zgjedhjet duke iu premtuat mësimdhënësve e duke mos bërë asgjë për ta”, u shpreh Nagavci.

Përplasja mes deputeteve vazhdoi edhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës.

Nagavci vazhdimisht i thoshte Haxhiut se ajo do ta padisë për shpifje atë.

Haxhiu e akuzoi se motra e Nagavcit i ka marrë disa trajnime me para të cilat ia kishte mundësuar Nagavci me interferim.

Të ngjashme