Përsëri rrahen në LDK, tani në Vushtrri

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po kalon siç duhet, rrahjet, kërcënimet, shantazhet dhe shumë probleme të tjera po ndodhin mes anëtarëve të kësaj partie, tani në Vushtrri janë përplasur përsëri.

Raportohet se përleshje fizike pati edhe në kuvendin zgjedhor në Vushtrri, respektivisht në nëndegën “Dardania”, që njihet si nëndega më e madhe.

Kundërshtime pati në mes dy grupeve. Grupi i kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe grupi i kryetarit të degës, Hysni Gërguri.

Se ka pasur përplasje brenda këtij takimi e kanë konfirmuar edhe anëtarët e LDK’së, mirëpo nuk kanë dashur ta komentojnë më shumë.

Xhafer Tahiri që njëherit është edhe kryetar i komunës, nuk e ka mohuar apo pohuar se ka pasur ndonjë parregullsi sot, ai vetëm ka deklaruar se po merret me punët e komunës.

Për të ndalur përleshjen në këtë degë të LDK’së, është dashur që të ndërhyjë edhe policia, ani pse nga LDK ishin kontraktuar një kompani e sigurisë, shkruan Gazeta Metro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme