Personat me aftësi të kufizuara kanë sfida, premtohen ligje për mirëqenien e tyre

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 10:41 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen me shumë sfida. Kështu thonë organizatat të cilat merren me këtë kategori të njerëzve. Por nga ana tjetër institucionet thonë se janë mbi 40 mijë persona që gëzojnë pension dhe që pritet të miratohen edhe një sërë ligjesh që do të ndikojnë direkt në mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.

Kështu u tha në Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë i organizuar nga COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Habid Hajredini nga Zyra e Kryeministrit, tha se Qeveria ka arritur të punojë me organizatat jo-qeveritare për edukimin e personave me aftësi të kufizuara. Ai shtoi se objektiv i ministrive është t’i zhvillojë aktivitetet e këtyre OJQ-ve për këta persona.

“I falënderoj të gjithë ata që merren me persona me afërsi të kufizuara sepse është një pikë e dobët në shoqëri. E keni parë të rëndësishme që organizatat të jenë të akreditimin. Qeveria në javën e kaluar ka marr vendim për bashkëpunim me OJQ dhe kjo duhet të standardizohet. Objektivi i strategjisë se Ministrisë së Arsimit, Mirëqenies Sociale, për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre. Përmes projektimit i monitorojmë problemet dhe punojmë në zgjedhjen e tyre. Do jemi të gatshëm si qeveri për t’ju ndihmuar në të gjitha proceset tuaja”, u shpreh Hajredini.

Drejtori Ekzekutiv i “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, tha se është krenar për projektet që kanë OJQ-të për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara.

“Ne si save the Child. Jemi krenar qe i mbështesim gjërat dhe projektet e tilla që përveç se i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara por edhe na forcon për ti pare problemet. Dhe do të vazhdojmë ti përkrahim organizatat e shoqërisë civile”, tha Kryeziu, raporton EO.

Pavarësisht punës së bërë, Bujar Kadriu, Drejtor i Forumit për Personave me Aftësi të Kufizuara, tha se kjo kategori po përballet me shumë sfida.

“Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë arritur të marrin shërbimet e duhura por kur dëgjojmë këto projekte na jep vullnet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Kemi shume sfida, siç janë ligjet me të cilat të gjitha kategoritë e personave nuk i marrin të gjitha shërbimet”, tha ai.

Në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina, tha se synohet që të rritet partneriteti ndërmjet ekzekutivit dhe OJQ-ve. Ai tha se mbi 40 mijë persona me aftësi të kufizuara përfitojnë nga pensionet. Sipas tij, do të miratohen edhe disa ligje të reja.

“Është përgjigje që të gjithë banorët e Kosovës të jenë të barabartë e në këtë rast personave me aftësi të kufizuara. Për momentin 40 mijë persona përfitojnë nga pensionet për personave me aftësi të kufizuara por me gjithë atë ka ende kategori që përballen me probleme. Janë planifikuar të miratohen 3 ligje të reja. Ligji për kategorizimin e personave me aftësi të kufizuara.  Ligji për Financa lokale.  Synojnë me këto qe ti rrisim partneritetet lokale për dhe te jemi me afër personat me aftësi të kufizuara”, tha Morina.

Lip Dario Benedeto nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se institucionet nuk kanë interes të mjaftueshëm për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.

“Politikat gjithëpërfshirës duhet të bëhen në atë mënyrë që askush të mos jenë jashtë. Pikërisht kjo eshë kusht për tu anëtarësuar BE e mbështetur Kosovën përmes organizatave të ndryshëm dhe vazhdon të bëjë këtë në mënyre që të gjithë. Qytetarët të kanë qasje të barabartë. Ajo që mungon është se institucionet nuk kanë interes të mjaftueshme për këtë por kemi shembuj dhe projekte të mira ashtu si kjo sot në të cilën do të shohim se si do të ndikoj teknologjia”, tha ai.

Të ngjashme