Personat me nevoja të veçanta duan qasje më të lehtë të lëvizjes, mbahen seanca ndaj komunës së Prishtinës

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 10:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Faruk Kukaj qytetar nga Prishtina, të mërkurën ka qenë në seancë gjyqësore në cilësinë e paditësit, ndaj Komunës së Prishtinës, për moskrijimin e qasje së lehtë në lëvizje të personave me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.

Pas seancës së parë Kukaj, ka thënë se ai dhe personat të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë problem lëvizjen në kryeqytet dhe në institucione.

” E kam vështirtë të qarkulloj dhe me marr shërbime në institucione. Pastaj na jemi diskriminuar se s’po mund te marrim pjesë si të tjerët. Sot ishte seanca përgatitore dhe u dëgjua pala mbrojtëse. Unë jam optimist dhe do te luftoj për të drejtat e mia”, tha ai.

Afrim Maliqi drejtor i shoqatës HANDIKOS, tha se ata janë të diskriminuar në lëvizje. Sipas tij, kryetari Ahmeti s’ka përmbushur premtimet e dhëna për qasje më të lehtë.

“Në bazë të ligjit personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar në lëvizje dhe komuna nuk ka bërë mjaft për ta sepse ka thënë që në rrugë do të bëjë lëvizjen e qasshme”, tha ai.

Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se ky mund të jetë rasti i parë kur një qytetar bënë një padi të kësaj natyre.

Ai tha sa sot nga gjykata i është dhënë afat paditësit për përpilim të padisë dhe sjelljes së fakteve.

“Ne sot në këtë seancë jemi në cilësi të monitoruesit dhe nuk do të thotë që me kaq do të përfundojmë. Por,  do të marrim edhe veprime tjera. Ne kemi disa raste mirëpo kemi reaguar në kuptimin e mandatit ligjor që kemi që është kompetencë shtesë. Nuk është caktuar seancë e ardhshme por afat ligjor prej tre ditësh. Kjo është padia e parë që ka të bëjë me diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara”, tha Elshani.

?

Të ngjashme