Personat me nevoja të veçanta ndihen të diskriminuar, kërkojnë të bëhet më shumë për ta

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 11:53 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Ne k’shtu lëvizim”, shoqata “Handikos” ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, raporton Ekonomia Online.

Përdoruesit e karrocës kanë filluar parakalim nga sheshi “Skenderbeu”, ku më pas kanë luajtur basketboll në karroca dhe kanë vallëzuar.

Drejtori i Hendikos-it, Afrim Maliqi, tha se numri i përdoruesve të karrocës mund të shkojë deri ne 2 për qind, andaj përmes kësaj ngjarjeje ata po tregojnë rëndësinë e të pasurit një mjet lëvizës si karroca.

Ai tha se personat me nevoja të veçanta ende konsiderohen të diskriminuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare  e Përdoruesve të Karrocës që ka për qellim të tregoj të mirat dhe rëndësinë e pasjes së një mjeti lëvizës si karroca. Deri në 2 për qind mund të shkoj numri i përdoruesve të karrocës. Personat me aftësi të kufizuara në këtë fushë ende konsiderohen të diskriminuar”, tha ai, raporton EO.

Qytetari Isuf Gashi tha se ka 10-vjet që gjendet në karrocë.

“Kam 10-vjet që jam në karrocë, fal shtetit dhe drejtorit të Handikosit na ka dhënë karrocat, ne po mundemi me lëviz prej një vendi në vendin tjetër. Në këtë ditë jemi mbledh me i shpreh mllefet tona ishalla vjen ditë më e mirë tash e tutje”, tha ai.

Pas parakalimit ata po zhvillojnë një lojë basketbolli në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këta qytetarë pas lojës së basketbollit kanë performuar me një vallëzim.

Të ngjashme