Personave me nevoja të veçanta, Gashi u premton qasje fizike në institucionet kulturore

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 12:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Muzeu i Kosovës për nder të ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut ka bërë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se ky katalog do të jetë vetëm  pikënisje për të realizuar edhe projekte tjera.

Gashi ka premtuar sqaje fizike në institucionet kulturore për të gjithë personat me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

“Është padyshim një moment i veçantë për mua, që në një ditë të shënuar ne të promovojmë një dokument shumë të rëndësishëm. Por padyshim përveç promovimit të katalogut ne promovojmë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm”.

“Katalogu do ta shërbej për të pas qasje edhe në eksponate por duhet të them sot se për vitin 2019 të shohim bashkërisht mundësin që të krijojmë qasje fizike në të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore. Dua të shpreh edhe gatishmërinë se ky nuk do të jetë projekt i fundit por do të jetë pikënisje për të bërë projekte tjera të përbashkëta”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Daut Tishuku tha se praktika që ka ndjek muzeu është shembull i mirë që duhet ndjekur nga gjitha institucionet tjera.

“Asambleja  e kombeve të bashkuara në vitin 1948 ka aprovuar deklaratën e të drejtave të njeriut ku në 2006 është si dokument që ne i preferohemi më së shumti aftësia e kufizuar. Sot jemi mbledh me lansuar një katalog në të cilin janë eksponatet që ndodhen në muzeun e Kosovës ku muzeu i ka kushtuar rëndësi respektimit të drejtave të njeriut”.

“Është një katalog që i jep rëndësi njerëzve të verbër. Kjo është edhe mesazh për insitutucionet tjera, që edhe ato të krijojnë mundësi të barabarta dhe të jemi të barabartë si gjithë të tjerët”, tha ai.

Imazhet taktile të paraqitura në këtë katalog, përmes shqisës së prekjes do të sjellin koleksionin e Muzeut më afër te personat e verbër dhe me dëmtime në të pamur, gjithashtu shkrimet në alfabetin e Brail-it do t’u japin mundësi atyre të kuptojnë më shumë për historinë dhe tregimin e objekteve në Muzeun e Kosovës.

Katalogu me imazhe taktile, përmes prekjes do të përmbajë objekte nga sektori arkeologjik i Muzeut.

 

Të ngjashme