Personi i arrestuar për korrupsion nuk është laboranti i IKShPK-së

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një laborant të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), pas informacioneve se i njëjti i ka mundësuar një personi tjetër që të testohet për Covid-19, pa pritur në rend, dhe në këmbim të marrjes së rezultatit, një ditë më vonë, i ka kërkuar para në vlerë 20 euro.

Sipas, IKShPK-së personi i arrestuar nuk është pjesë e stafit të tyre, dhe as laborant.

Tutje, njoftimi i IKShPK-së:

IKSHPK njofton se personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në ambientet e punës të IKSHPK-ës në dyshimin për kryerje të veprës penale të korrupsionit, nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së.
Personi i arrestuar ka qenë duke punuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit me afat të caktuar në IKSHPK i kontraktuar si pjesë e projektit të Bankës Botërore për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës në përballje me pandeminë COVID 19.
Pa paragjykuar procesin e hetimeve në këtë rast, IKSHPK ofron mbështetje të plotë zbatimit të ligjit si dhe mbetet si gjithmonë e përkushtuar për të punuar në mënyrën sa më profesionale të mundur.
Ky rast nuk mundet në asnjë mënyrë të zbeh punën kolosale të personelit të IKSHPK në luftimin e pandemisë me COVID-19 gjatë gjithë vitit 2020.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme