Personi i dyshuar i cili tentoi ti ikë Policisë, arrestohet për posedim të narkotikëve

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987), mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij, pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë.

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.

Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.

Të ngjashme