Përurohen ashensori dhe platforma lëvizëse në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 12:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, përuruan platformën dhe ashensorin, të cilët tash e tutje do t’ua bëjnë të mundur personave me aftësi të kufizuara qasjen në çdo kat të objektit të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, Drejtori Nushi shprehi kënaqësinë që tash në fund të vitit u finalizua ky projekt kaq i rëndësishëm për qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara.

Muhedin Nushi bëri të ditur se ky projekt ka kushtuar 52800 euro dhe është financuar komplet nga buxheti i Komunës.
I pari i komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë që tani të gjithë qytetarët do të kenë qasje në objektin e komunës.

Ai ka thënë se personat qe kanë qenë me karroca e kanë pasur të pamundur që t’i vizitojnë katet e ndryshme të Komunës së Prishtinës për t’i marrë shërbimet.

“Me këtë Prishtina po bëhet qytet më i barabartë, kemi raportin e pengesave në qytetarin e Prishtinës. Qëllimi jonë është që t’i eliminojmë të gjitha pengesat.

Çdo trotuar që do të ndërtohet do ta ketë shiritin për të verbrit, në mënyrë që të mundësohet një lëvizje më e sigurt edhe për këtë kategori të qytetarëve”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm për komunën njëkohësisht edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Projekti në fjalë është realizuar në periudhë prej një viti e gjysmë.

Image may contain: 2 people, outdoorImage may contain: 3 people, people sittingImage may contain: 1 person, outdoor

Të ngjashme