Përurohen fluturaket e para të energjisë me erë në Kikë, Haradinaj: Kosova ka interes për këtë lloj të energjisë

Kikë | 22 Qer 2018 | 15:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë në fshatin Kikë të Komunës së Kamenicës.

Kryeministri Haradinaj tha se është i lumtur që po bëhet realizimi i këtij investimi, sepse Kosova ka nevojë për energji të tilla alternative.

“Jemi bashkë me kolegun tim qe është edhe deputet i kësaj zone, Ahmet Isufi, zëvendësministrin e Infrastrukturës nga Komuna e Kamenicës, Faton Jakupi, për të parë për së afërmi përparimet që kanë ndodhë në investimet me energji me erë të kompanisë në fjalë. Shihet që është një punë serioze dhe një punë vërtet e dobishme për Kosovën, për energjinë alternative”.

“Kosova ka interes për këtë lloj të energjisë. Edhe pse jemi të bazuar në thëngjill, energjia alternative është interes i yni dhe jam i bindur që institucionet e Kosovës do të jenë partnere korrekte për investitorin dhe i falënderoj edhe për teknologjinë që e kanë sjellë, një teknologji premium amerikane më e avancuar që e ka sjellë në Kosovë. Pra bëhet fjalë për një projekt të suksesshëm, i uroj dhe falënderoj që e kanë zgjedhur Kosovën për investime”, tha Haradinaj.

Bashkë-investitori, Sahit Vokshi, tha se ky projekt kap shumën rreth 55 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ëndrra është e fortë vetëm nëse bëhet realitet. Kur ka filluar ky projekt ndoshta ka qenë ëndërr, por tani po bëhet realitet. Jemi të kënaqur për këtë projekt dhe vizitën e kryeministrit dhe punët e tjera për mbështetje të vazhdueshme dhe shpresoj për projekte të tjera qe do kemi përkrahje të qeverisë. Këta investitorë paratë të mos i kthejnë në Turqi, por të vazhdojnë. Për momentin vlera e investimeve është rreth 55 milionë euro, kapaciteti 32-4 me fuqi instaluese ndërsa prodhimi vjetor do sillet diku rreth 100 gigavat orë në vit”, tha Vokshi.

Invesitori i kompanisë Güris, Musfik Hamdi Yamanturk, tha se shpreson që investime të tilla do të ketë prapë në Kosovë, raporton EO.

“Ne jemi kompani turke qe 61 vite dhe kjo është njëra ndër projektet e para që është jashtë Turqisë. Tjetra është në Ukrainë, ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu do të ketë edhe investime të tjera shpresojmë”, tha Yamanturk.

Të ngjashme