Përurohen punimet për rehabilitimin e fabrikës së ujit në Badovc

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 09:47 | Nga

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka bërët të ditur se sot do të bëj përurimin e punimeve për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badovc.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badovc është investim i përfshirë në Fazën e II-të  të investimeve , në vlerë prej 17 milionë euro, prej tyre 11 milionë euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milionë euro kredi e butë si vazhdimësi e fazës së parë të investimeve.

Faza e parë përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badovc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badovc dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit,

Kjo fazë  ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundon në ditën e sotme, për deri sa Faza e tretë e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të  ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit mars.

Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badovc do të ketë efekt pozitiv në përforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i  Badovcit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme