Përurohet aneksi i Agjencisë së Forenzikës, lehtësohet zbulimi i rasteve kriminale

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 09:48 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Forenzikës së Kosovës nga e hëna do të ketë më shumë hapësirë për të kryere punët të cilat i ka në përgjegjësi. Kjo pasi me investim të ministrisë së Punëve të Brendshme është ndërtuar aneksi i kësaj Agjencie.

Në përurimin e saj, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Sipas tij, kjo Agjenci mbetet model për shtetet e rajonit dhe se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme do tu ndihmojë në zgjedhjen e rasteve.

“Ju përgëzoj që po kompletohet infrastruktura e nevojshme për zgjidhjen e rasteve. Këto aktivitete janë kryer pa zhurmë. Është Agjenci model në regjion”.

“Ka edhe kapacitete të limituara. Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile. Bashkëpunimi jonë me partnerët tanë ndërkombëtar do të vazhdojë”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se me ndërtimin e këtij objekti krijohen kushtet të përshtatshme për kryerje sipas kërkesave edhe të urdhrave të prokurorisë, raporton EO.

“Po përurohet aneksi që funksionon në kuadër të MPB-së që shënon një sukses të lartë. Shkenca e forenzikës është moment kritik që zhvillojnë gjetje objektive të autorëve të krimit. Zhvillimi i kërkimeve shkencore të shëndosha ndryshon në të gjitha vendet e Evropës”.

“Sistemet e drejtësisë penale mbështeten në shërbimet e laboratorëve të forenzikës. Me ndërtimin e këtij objekti krijohen kushtet të përshtatshme për kryerje sipas kërkesave edhe të urdhrave të prokurorisë”.

“Ndihma amerikane nuk ka qenë vetëm kjo, por në të gjitha sfida. Jemi falënderuar ndaj popullit amerikan për ndihmën në këtë lami. Falënderojmë edhe përfaqësuesit e shteteve tjera mike si Zvicra Turqia, Gjermania, Franca etj. Do ta përkrahim këtë agjenci në kryerjen e misioneve të saja”.

Drejtori i Agjencisë, Blerim Olluri, tha se nuk kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për kryerjen e punëve të përditshme.

“Duke ditur se shkenca e forenzikës luan një rol të rëndësishëm në drejtësi. Si agjenci e pavarura luan një rol të fuqishëm për ofrimin e provave penale për çështjet civile. Kemi pasur shumë sfida. Shtetet e Bashkuar ndihmuan agjencinë me mbi 15 milionë euro poashtu edhe Komisioni Evropian me 1.2 milion euro për funksionalizimin e laboratorëve të ndryshëm”.

“Për përkrahje falënderomë edhe UNDP, OSBE-në e ambasadën gjermane. Infrastruktura për kryerjen e ekspertizave kriminalistike nuk ishte e mjaftueshme andaj ky ankesë objekt mundëson hapësirë për bartjen e pajisjeve këtu”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme