Përurohet lapidari në nderim të 10 dëshmorëve të familjes Rama në Obiliq

Obiliq | 28 Nën 2017 | 13:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Obiliq është bërë zbulimi i Pllakës Përkujtimore në nderim të 10 dëshmorëve, të Familjes Rama gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi tha se familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenar për të rënët në liri, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi sot këtu për të shpalosur një kujtim të ri të një vepre shumë madhore që familjet tona e kanë përjetuar gjatë procesit të rrugëtimit drejt lirisë. Është me të vërtetë një dhimbje për familjen Rama sepse një pjesë e atyre që nuk janë. Ndjehuni shumë krenar me veprën e familjes suaj. Ne mburremi me veprat e familjes Rama mburremi me veprat e legjendarit Adem Jashari”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Agron Xhemajli bashkëluftëtar i dëshmorëve të familjes Rama tha se të flasësh për veprën e dëshmorëve është e vështirë. Ai tha se çdo njeri është i lumtur që  kanë një vend ku mund të vijnë e të nderojnë dëshmorët e familjes Rama.

Nezir Rama pjesëtar tjetër i familjes Rama, falendëroi të gjithë për respektin. Ai tha se dëshmorët e familjes Rama nuk janë vetëm të Obiliqit por të gjithë Kosovës.

Të ngjashme