Përurohet Obelisku i ushtrisë dhe sakrifica e brezave në ndërtimin e FSK-së

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Në Kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë është bërë përurimi i obeliskut  që paraqet historinë e lavdishme atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK), Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ( TMK)  dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë obelisk bashkohen breza me karakter, ideal dhe disiplinë që do të frymëzojnë gjeneratat e reja për paqe dhe siguri.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral,  oficer  dhe  nënoficer të FSK-së .

Ndërtimi i këtij obelisku  u realizua si donacion nga  z. Fadil Dervisholli dhe kompania ,,Dervisholli”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme