Përurohet pllaka memoriale në nderim të 158 ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 11:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të 158 ushtarëve të KFOR-it, që humbën jetën deri sa shërbenin në Kosovë, është përura pllaka memoriale në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se sot Kosova po kujton burrat dhe gratë që shërbyen për lirinë dhe sigurinë në Kosovë në kohën më të vështirë kur gjendjen vendi ynë.

“Qeveria e Kosovës është përherë mirënjohëse për sakrificën e ushtarëve të NATO, ne jemi një popull që shprehim falënderim dhe nuk e harrojmë të kaluarën dhe duam të ardhme të sigurt”, tha Haradinaj.

“Kosova është e gatshme të kontribuoj për sigurinë dhe paqen në botë dhe ky memorial është simbol që Kosova ka vendosur rrugën e saj në ndërtimin e emrave që ne e mirëpresim qëndrimin e përhershëm të NATO-s në Kosovë për lirinë e përbashkët”.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MKRS), Rrustem Berisha tha se monumenti që ndërtuam në kujtim 158 ushtarëve të rënë është shumë pak në krahasim me rëndësinë që ata bënë për popullin e Kosovës.

“U bënë 19 vite kur NATO udhëheqë operacionin e paqes në Kosovë që të kthej shpresën për liri dhe siguri. 12 qershori i vitit 1999 do të mbetet përjetësisht në historinë e re të Kosovës si dita e kthimit të shkresës ku përjetuam lirinë dhe çlirimin që nga ajo ditë bota përmes NATO na ofruan bindjen që ne nuk jemi vetëm në Holokaust që përjetuam”.

“Me mijëra ushtarë na ndihmuan të ndalojmë gjenocidin e popullit shqiptarë dhe të ndërtojmë një Kosovë të re sovrane me mundësi të barabarta për të gjitha ne”, tha Berisha.

Ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, John Manza, tha se KFOR-i në bazë të mandatit të tij në kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i suksesshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s më kërkoi t’i them disa mesazhe në emër të tij. Siç e dini, NATO ka udhëhequr misione paqeruajtëse për rreth 19 vite me radhë.  Sipas mandatit të tij, në bazë të rezolutës 1244, KFOR-i vazhdon të jetë i suksesshëm në këtë mision. Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s më lejoni të theksoj falënderimin për këtë monument sot në Prishtinë”.

Ai shtoi se gjithë kjo arritje e këtij misioni do të ishte thuajse e pamundur pa ndihmën edhe të popullit të Kosovës, për të cilin ai shprehi falënderime. Manza tha se kosovarët duhen të jenë krenarë për atë që kanë arritur, dhe se KFOR-i do të vazhdojë përkushtimin e tij në sigurimin e paqes në Kosovë.

“Kosovarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur. Ne do të mbetemi  të përkushtuar në Kosovë, do të vazhdojmë që të bëjmë një gjë të tillë edhe për në vitet në vijim”.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci, tha se është i nderuar që është i pranishëm për të zbuluar këtë memorial dhe për të kujtuar ushtarët e NATO që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Sot institucionet e Kosovës kujtojnë ushtarët e KFOR-it dhe kjo tregon që rinia e tyre çmohet lartë në emër të e gjithë atyre qe shërbyen dhe dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të madh për këtë memorial”.

Në vitin 2006, në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki vdiqën 42 ushtarë sllovakë derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë.

Në vitin 1999 kur lufta përfundoi, NATO kishte mbi 50 mijë paqeruajtës, ndërsa sot janë rreth 4,500.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme