Përurohet Qendra Testuese për rekrutimin e nëpunësve civilë, Veliu: S’do të ketë ndërhyrje gjatë vlerësimit

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është përuruar Qendra Testuese dhe sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili tha se më këtë akt po zbatojnë ligjin për zyrtarët publik.

Ai po ashtu ka thënë se kjo qendër është garanci  që nuk do të ketë ndërhyrje gjatë procesit të testimit  dhe vlerësimit.

“Në këtë qendër do të fillojë testimi i atyre të cilët konkurrojnë për vende pune. Testimi do të bëhet me shkrim por online, që është garancion që nuk do të ketë ndërhyrje gjatë procesit të testimit dhe vlerësimit”.

“Me këtë akt jemi gati ta zbatojmë ligjin për zyrtarët publik dhe jemi gati të fillojmë më konkurset, dhe për këtë qëllim është krijuar edhe portali për konkurrim për të gjithë të interesuarit”, tha Veliu.

Të ngjashme