Përurohet shkolla e re në Magure, Hoti bën thirrje për kujdes e respektim të masave

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditën e parë të vitit të ri shkollor nxënësit e fshatit Magure nga Lipjani, e kanë nisur në shkollë të re. Në përurimin e kësaj shkolle që mban emrin e dëshmorit “Haradin Bajrami”, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Hoti në fjalën e tij, duke uruar nxënësit për këtë shkollë, bëri thirrje që të respektohen masat, në mënyrë që mësimi të vazhdojë.

Ai tha se së bashku me ministrin Likaj është bërë punë e madhe që të fillojmë mësimi në shkolla, dhe duhet kujdes maksimal që mësimi të vazhdojë.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj shkolle. Përgëzojmë kryetarin Imri Ahemti për punën e bërë  në kompletimin e kësaj infrastrukture”.

“Shfrytëzoj  rastin që në ditën e parë të mësimit  të kërkojë nga mësimdhënësit, nxënit kujdes maksimal, në mënyrë që mësimi mos të ndërpritet, sepse ai nuk merret askund më  mirë së në shkolla. Kjo shkollë më mirë së askund tjetër plotëson kushtet  për të organizuar mësim modern”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti falënderoj Hotin për ndihmën e dhënë. Ai kujtoi se Hoti në cilësinë ë ministrit të Financave në Qeverinë Mustafa, i kishte dhënë lajmin për nderimin e kësaj shkolle.

Të ngjashme