Përurohet shkolla në Dobërdalan, Likaj: Po punojmë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 10:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Dobërdalan të Suharekës është bërë përurimi i shkollës fillore “28 Nëntori”. Në përurimin e kësaj shkolle kanë marrë pjesë, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi; ministri i Arsimit, Ramë Likaj; ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi; si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton Ekonimia Online.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi ka thënë se investimi në këtë shkollë nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë qysh moti i planifikuar.

Ajo ka thënë se kjo shkollë i plotëson të gjitha standardet në mbrojtje nga Covid-19.

“Ky investim këtu nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i planifikuar qysh moti dhe tash, ne jemi në një shkollë të re. Urojmë që hapësirat e kësaj shkolle të hynë në respektimin  e masave anti-covid dhe kjo shkollë i plotëson të gjitha standardet”, tha ajo.

Ministri i Arsimit  Ramë Likaj ka thënë se qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit çdo ditë e më shumë po punojnë për një infrastrukturë sa më cilësore për nxënësit.

“Qeveria e Kosovës dhe ministria e Arsimit është duke vazhduar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore për me siguri e kushte më të mira për një sistem arsimor më cilësor, sepse këta fëmijë e meritojnë. Shkolla ka një emër që paraqet shumë çka për neve.I uroj klasës së parë dhe atyre  të para fillore që ulen për herë të parë në bankat shkollore”

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka uruar të gjithë nxënësit dhe banorët e fshatit për shkollën e re.

“E gëzofshi ketë shkollë sepse e keni merituar shumë gjenerata”, tha Kuçi.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka falënderuar veteranët e arsimit në Dobërdelan për kontributin e dhënë.

“Unë i falënderoj veteranët e arsimit që kanë dhënë një kontribut të madh. Çdo ditë kushtet për arsim po rregullohen në Suharekë”.

Drejtori i shkollës, Xhafer Shala, ka thënë se kjo shkollë plotëson kushtet dhe standardet evropiane.

“Sot po e bëjmë përurimin e shkollës së re që plotëson kushtet dhe me standarde evropiane. Ne do të arrijmë të transferoheni në një shoqëri të zhvilluar. Ky projekt ka qenë i domosdoshëm për fshatin tonë. Kemi edhe një kërkesë për ministrin dhe kryetarin e komunës që të na mundësojë palestrën sportive”.

Ai tha se shkolla ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Lexo më shumë:

Të ngjashme