Përurohet Spitali për Fëmijë në QKUK, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 11:03 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë inaugurimi i Spitalit për Fëmijë, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Ekonomia Online.

Sheik Abdullah ka thënë se ky spital po bëhet për nënat dhe fëmijët në Kosovë, raporton EO.

“Kjo iniciativë është shtrirë në shumë sektorë në mënyrë që fëmijët të kenë qasje më të mira në shërbime shëndetësore”.

“Kam kënaqësinë që të dhurojë këtë spital she falënderoj të gjithë”.

Në ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Të pranishëm ishin edhe ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli, si dhe zyrtarë të Emirateve.

Ndërtimi i të cilit do të kushtojë 20 milionë euro. Ndërtimi i spitalit nga Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Të ngjashme