Përurohet ura e fshatit Topanicë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës.

Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të ministrisë që ai drejton dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.

“Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre”, thuhet në komunikatën e MIT.

Të ngjashme