Pesë aksidente me të lënduar për 24 orë

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër të aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë aksidente që kanë përfunduar me lëndime trupore dhe trajtim në mjekësor, njofton Klan Kosova.

Dy prej tyre kanë ndodhur në Skënderraj dhe përfunduan me pesë persona në spitale.

• Skenderaj 17.06.2019 – 19:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull K-Shqiptar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

• Skenderaj 17.06.2019 – 22:46. Raportohet për një vetaksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve material, lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K-Shqiptar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Tjetri aksidenti ndodhi mes një veture dhe një këmbësore në qytetin e Vushtrrisë.

• Vushtrri 17.06.2019 – 23:00. Raportohet për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe një këmbësor. Viktima femër K-Shqiptare pas lëndime të marra është duke u trajtuar në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar.
Ndërsa në spitalin e Prizrenit kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre pacientë nga ky rajon.

• Suharekë 17.06.2019 – 09:15. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një femër K-Shqiptare e cila është dërguar për tretman mjekësor.

• Prizren 17.06.2019 – 19:45. Raportohet për një vetaksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Të ngjashme