Pesë fshatra të Kamenicës pritet të bëhen me hidrosistem

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 15:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur diskutim publik për projektim  “Hidrosistemi Kikë– Kremenatë”, projekt ky i financuar nga Banka Botërore e që do të përfshihen 5 fshatra të Kamenicës, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë diskutim publik ishte i pranishëm edhe  ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili siguroi të pranishmit se janë duke punuar me përkushtim për të jetësuar këtë projekt, që u vlerësua i rëndësishëm për banorët e disa fshatrave.

“Po ju them se ne jemi duke ec në hapa të sigurt në kuadër të një prej projekteve më madhore edhe për Kosovën, por në veçanti për Kamenicën. Komuna më e varfër për ujë, por Kosova vendi më i varfër për sa u përket ujërave në Evropë dhe për faktin se lumenjtë e Kosovës hynë në Kosovë dhe dalin në një shpejtësi shumë të madhe në vendet fqinje.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha së ky projekt është paraparë të ndërtohet edhe me strategjinë për zhvillimin e ujërave të Kosovës 2017- 2036.

Tha se për këtë projekt kanë kërkuar ndihmë edhe nga ministrat tjerë të MMPH-së, por që nuk kanë marr asnjë hap, teksa lavdëroi ministrin aktual.

 “Jemi në faza në hapa për me fillua një projekt të tillë, vend i përshtatshëm për bujqësi, por problem janë ujërat. Jemi angazhuar me ministrat e kaluar, me i fillua procedurat e ujëmatësve kemi pas takim edhe me ish – ministër për fat të Komunës kemi gjet përkrahje nga ministri aktual Fatmir Matoshi. Ky projekt ka qenë i parapamë me u realizua edhe me disa fonde tjera, por ato fonde kanë shkua në komunën e Drenasit”, tha Kastrati.

Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se obligimet dhe përgjegjësitë që u takojnë për të realizuar këtë projekt, do t’i kryejnë në kohën e duhur.

“Falë përkushtimit dhe kërkesave edhe të ministrit Matoshi, janë përzgjedh këto 5 fshatra. Kemi presion prej ministrit dhe e kemi me prioritet çështjen e këtij projekti”,  tha ai.

Nuk dihet kostoja e këtij projekti, por për procedurat e hartimit të projektit janë ndarë 800 mijë euro.

Të ngjashme